Fatura juaj e tatimit në pronë nga ky vit do të përfshijë edhe tatimin në parcela, i cili për të evituar rritje të larta të papritura të tatimit, tatimi në tokë do të implementohet gradualisht përgjatë katër viteve.
Sipas departamentit të tatimit në pronë, i cili është në kuadër të Ministrisë së Financave, tatimi në tokë do të implementimet nga ky vit për parcela në kategoritë e pronës pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale.
“Për parcela bujqësore, tatimi në toke do të implementimet më 2020. Toka e kultivuar bujqësore do të lirohet nga tatimi në pronë. Tatimi do të jetë i bazuar në vlerën e vlerësuar të parcelave. Vlera e vlerësuar reflekton vlerën e tregut dhe ajo përcaktohet përmes një vlerësimi zyrtar gjithështetëror. Tatimi në tokë do të implementohet gradualisht, në mënyrë që të shmangen rritjet e papritura të mëdha të tatimit për t’u paguar. Kjo do të bëhet përmes një zbritje e përgjithshme gjatë përcaktimit të vlerës së taksueshme. Normat tatimore përcaktohen nga Asambleja komunale. Faturat e tatimit në pronë për parcela do të lëshohen nga viti 2019. Nëse jeni përgjegjës për të paguar tatimin në pronë për objekte, fatura juaj do të mbuloj edhe tokën edhe objektet. Fatura do të dërgohet parimisht në adresën e tatimpaguesit, jo në adresën e pronës sikur më herët. Nëse nuk e keni pranuar faturën tuaj, atë gjithmonë mund ta merrni në shërbimin tonë elektronik ose në komunë”, thuhet në njoftimin e këtij departamenti.
Departamenti i tatimit në pronë thotë se është e rëndësishme që të merrni faturën tuaj sa më shpejt që është e mundur sepse gjobat dhe interesi do të aplikohen në të gjitha rastet e vonesës për pagesë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi