LAJMI I FUNDIT:

Tarzani i vërtetë, 40 vite jetoi në xhunglat e Vietnamit – tetë vite pasi u rikthye në civilizim humbi jetën nga kanceri

Tarzani i vërtetë, 40 vite jetoi në xhunglat e Vietnamit – tetë vite pasi u rikthye në civilizim humbi jetën nga kanceri

Një Tarzan i vërtetë që jetoi për 40 vite në xhunglat e Vietnamit, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, si pasojë e kancerit në mëlçi. Gjithçka ndodhi vetëm tetë vite pasi u dërgua në “botën e civilizuar”.

Ho Vang Lang nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë, pasi 41 vite i kaloi me babanë në xhungël. Babë e bir që në vitin 2013 menduan se lufta e Vietnamit është duke ndodhur ende, ishin rikthyer në civilizim kur Ho Van Than u sëmur, transmeton Telegrafi.


Than që ishte ushtar, ishte arratisur me të birin në xhungël pasi që gruaja dhe dy fëmijët humbën jetën nga bombardimet. Dyshja jetuan me dekada me puma në Tra Bong, ku pas shumë kohësh i gjetën disa banorë lokalë.

Than ndërroi jetë në vitin 2017, kurse shkaku i vdekjes akoma mbetet i panjohur. Dyshja kishin mbijetuar duke ngrënë fruta dhe barishte nga mali dhe misrin që e mbillnin.

Nga lëvoret e drurit kanë bërë shporta me të cilat bartnin ushqimin për në kasollet që i kishin ndërtuar. Kur banorët lokalë i gjetën, njoftuan autoritet që reaguan menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes në gusht të vitit 2013. Babai kishte mundur të kuptohet me banorët lokalë që ishin pakicë, pasi njihte gjuhën e tyre – e i biri as edhe një fjalë nuk e dinte.

Pas kontrolleve mjekësore, dyshja u “integruan” në shoqëri. Miku i Lang, Alvaro Serezo, hetues që jetoi me ta për një javë në xhungël, konsideron që Langun e ka mbytur jeta moderne pasi që trupi i tij nuk ka mundur t’i bëjë ballë ndryshimeve drastike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori