LAJMI I FUNDIT:

Tarkan merr një lajm fantastik (Foto)

Tarkan merr një lajm fantastik (Foto)

Tarkan i kishte dhënë fund beqarisë gjatë muajit maj të këtij viti.

Këngëtari turk është martuar në një ceremoni private me bukuroshen Pınar Dilek, me të cilën ka qenë për disa vjet në lidhje.


Por, sot mediat në shtetin turk raportojnë edhe për një lajm të gëzueshëm në familjen e Tarkan, transmeton Telegrafi.

Ylli i hitit ‘Dudu’, 44-vjeçari dhe modelja 31-vjeçare kanë mësuar se po bëhen prindër pas një kontrolli mjekësor që ka kaluar Pinar në një klinikë gjinekologjike në Gjermani.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do ti publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

tarkan-2
Tarkan dhe Pinar në ditën e martesës

tarkan-3
Vallëzimi i parë pasi i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit