LAJMI I FUNDIT:

Targave të automjeteve u vendosin stikera “SRB-KM” në veri të Mitrovicës

Targave të automjeteve u vendosin stikera “SRB-KM” në veri të Mitrovicës
Foto nga "Kallxo.com"

Të martën mbrëma në veri të Mitrovicës, targave të disa veturave u janë vendosur stikera me mbishkrimin “SRB-KM”.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Hoti tha se ende nuk dihet se kush mund ta ketë bërë këtë.

“Për rastin është raportuar në polici. Policia është në vendin e ngjarjes. Ende nuk kemi ndonjë raport.Pasi të kthehen Policia kontaktojmë me prokurorin dhe shohim tutje”, ka thënë Hoti për Telegrafin.

Qeveria merr vendim për targat: Nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”..., do të regjistrohen me RKS
Lexo po ashtu Qeveria merr vendim për targat: Nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”..., do të regjistrohen me RKS

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Sipas komunikatës  me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.

“Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë më datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022. Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori