Taravari: Nëse Sela vendos të shkojë vetë në zgjedhje jam i gatshëm t’i vulos propozimet e tyre

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se në rast se krahu i Selës në ASH vendos që të shkojë vetë në zgjedhje, ai është i gatshëm të jep vulat e partisë dhe të nënshkruaj propozimet e tyre.
“Nëse është arsyeja vulat pse shkojnë me BDI-në, unë para se ta mbajnë Kuvendin sot ju them përsëri, në qoftë se e mbani qëndrimin ende se mund të shkoni vetë, unë jam këtu që t’i pranojë listat me emrat që do t’i propozojnë ato për t’i nënshkruar dhe për t’i vulosur që të dalin me logon e ASH-së”, tha Taravari.
I pyetur për marrëveshjen e mundshme të ASH-krahu i Selës me BDI-në, ku ASH-së pretendohet se i premtohen 5 deputetë, Taravari the se e respekton vendimin e secilit.
“Shumë legjitime. Pavarësisht se si janë marrë vesh, unë e respektoj mendimin e çdo kujt. Unë këto dyshime i kam pasur edhe më parë, që ka afërsi dhe e kam thënë publikisht, ka afërsi të disa funksionarëve të ASH-së e BDI-në, por kjo nuk është diçka që është e jashtëzakonshme. Ata ashtu mendojnë, mendojnë që BDI-ja duhet të vazhdojë me pushtet dhe është shumë legjitime”, deklaroi Taravari.
Taravari sot prezantoi anëtarët e rinj të kabintetit të tij për president.
“Ambasadori Halim Hyda do të jetë këshilltari im i presidencës, Jasmin Kallac këshilltar ligjor i presidencës, Urim Veseli këshilltar për siguri dhe mbrojtje, Arijanit Reka do të jetë këshilltar dhe zëdhënës i presidencës”, tha Taravari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë