LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Ligji për gjuhën shqipe nuk mund të shfuqizohet, BDI dhe LSDM e dërguan në Komisionin e Venecias

Taravari: Ligji për gjuhën shqipe nuk mund të shfuqizohet, BDI dhe LSDM e dërguan në Komisionin e Venecias

Kryetari i ASH-së që është pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka folur në lidhje Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, për të cilin ka iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tij.

Taravari tha se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk mund të shfuqizohet, ndërsa shtoi se i njëjti në Komisionin e Venecias është dërguar nga BDI-ja dhe LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk besoj se do të vijë deri atje. Jam dëshmitar i disa ngjarjeve që parapengojnë të ndodhë ajo. Në vitin 2018 e kemi lutur si opozitë Bujarin, Artanin dhe Aliu që ligjin mos ta dërgojnë në Komisionin e Venecias, por ata së bashku me Zaevin e dërguan. Tani në Komisionin e Venecias nuk mund të përzihet askush. Ata sollën disa rekomandime, të cilat sot i përdor partia “Levica” dhe i çon në gjykatë, në të cilën gjykatës janë zgjedh nga ish-regjimi. Nuk besoj se do të hyjmë në krizë politike, pasi përdorimi i gjuhës shqipe nuk mund të tërhiqet. Është absurditet. Nuk ndodh”.


“Në vitin 2020 BDI deklaronte se janë përmbyllur çështjet etnike dhe kaloi në agjendë të gjelbër. Kjo doli se nuk është e vërtetë. Ka tendenca për të vendosur destabilizim, sidomos para zgjedhjeve në Kosovë. Informacionet janë se do të ketë më shumë se protesta”, tha mes tjerash Taravari në “Portalix”.

Ai gjithashtu foli edhe për ligjin për “branitellat”, duke u përgjigjur shkurt se ai ligj nuk do të kalojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori