LAJMI I FUNDIT:

Tanket izraelite grumbullohen pranë kufirit me Libanin, ministri i Mbrojtjes shqyrton mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake

Tanket izraelite grumbullohen pranë kufirit me Libanin, ministri i Mbrojtjes shqyrton mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka mbetur një takim lidhur me mundësinë e zgjerimit të ofensivës izraelite – derisa tanket janë fotografuar duke u grumbulluar në kufirin me Libanin.

Në një kumtesë të lëshuar të shtunën, zyra e Gallantit ka njoftuar se ai p po kryen një vlerësim operacional mbi situatën” lidhur me atë që po quhet “zgjerim i aktiviteteve të IDF-së në rajonin verior”, transmeton Telegrafi.

Tanket dhe trupat izraelite janë fotografuar në afërsi të kufirit, që është një tregues i qartë se konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut do të zgjerohet akoma.


Ushtria tha se po mobilizon tre batalione me rezervistë që të shërbejnë në mbarë vendin. Tashmë janë dërguar dy brigada në veri të Izraelit për t’u përgatitur për pushtimin e mundshëm tokësor.

Ky veprim vjen pasi Hezbollahu konfirmoi se lideri i saj për më shumë se tre dekada Hassan Nasrallah, u vra gjatë sulmeve ajrore izraelitë në Bejrut gjatë të premtes.

Ky grup militant që është i afërt me Iranin, është zotuar se do të vazhdojë luftën kundër Izraelit, pavarësisht se sulmet janë duke vazhduar në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulme – duke mos e përfshirë Nasrallah dhe 91 tjerë janë plagosur, ka njoftuar ministria libaneze e Shëndetësisë.

Komisioneri i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se sulmet izraelite bën që të zhvendosen mbi 200 mijë njerëz brenda Libanit.

“Më shumë se 50 mijë libanezë dhe sirian që jetojnë në Liban, kanë kaluar kufirin në Siri”, ka shkruar në X, Filippo Grande.

Në anën tjetër, afërsisht 60 mijë izraelitë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre përgjatë kufirit me Libanin për afro një vit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori