Tanimë janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Kupën e Italisë.

Inter, Milan, Juventus dhe Fiorentina kanë shkuar në gjysmëfinale pasi në çerekfinale eliminuan ekipet si Roma, Lazio, Sassuolo e Atalanta.


Në gjysmëfinale do të ketë 'Derby della Maddonina', derisa dueli tjetër i gjysmëfinales është Fiorentina - Juventus.

Për dallim nga raundet tjera, në gjysmëfinale do të zhvillohen dy ndeshje me sistemin vajtje-ardhje.

2022 02 05t170507z 1435608821 up1ei251bghee rtrmadp 3 soccer italy int mil report

Tanimë janë caktuar edhe datat e këtyre takimeve gjysmëfinale.

Të martën e 1 marsit në orën 21:00 do të luhet sfida e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, derbi mes Milanit dhe Interit.

Ndërkohë të mërkurën e 2 marsit do të jetë radha e gjysmëfinales tjetër, që do të vendosë përballë Fiorentinën dhe Juventusit.

E ndeshjen e kthimit do të zhvillohen më 23 dhe 24 prill. /Telegrafi/

telegrafi sport app