LAJMI I FUNDIT:

Tani mund të aktivizoni “screen mirroring” të Samsung në Chromecast dhe televizorët Android

Tani mund të aktivizoni “screen mirroring” të Samsung në Chromecast dhe televizorët Android

Telefonat e Samsung e mbështesin pasqyrimin e ekranit dhe transmetimit në pajisjet e tjera, njëjtë si të gjithë telefonat Android, por me një mbështetje të kufizuar. Ju mund të transmetoni përmbajtjen e ekranit të telefonit tuaj tek televizorët e mençur vetëm përmes Miracast duke përdorur veçorinë Smart View.

Për shembull, televizorët Samsung dhe LG mbështesin Miracast. Megjithatë, pajisjet si Chromecast ose televizorë të tjerë Android nuk do të jenë në gjendje të shfaqin ekranin e Samsung-ut tuaj.


E gjitha kjo duket se do të ndryshojë. Android Police ka zbuluar një mënyrë shumë të ndërlikuar për të mundësuar transmetimin e ekranit në të gjitha pajisjet. Ata kanë konfirmuar se funksionon në pajisjet One UI 5.1, por mund të jetë në dispozicion edhe për telefonat më të vjetra, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Për ta bërë këtë, hapni Smart View, klikoni lehtë mbi ikonën me tre pika në këndin e sipërm djathtas, prekni Settings dhe hyni në menunë About Smart View. Klikoni 10 herë në Smart View dhe kur ju kërkohet një fjalëkalim, shkruajeni “#00rtsp00”. Një meny e opsioneve të zhvilluesit do të hapet ku duhet të aktivizoni Google Cast.

Pasi të ktheheni te menyja Smart View, do të shihni televizorë që nuk kanë mbështetje Miracast dhe Chromecast të cilët janë në dispozicion për pasqyrimin e ekranit.

Të njëjtat hapa kërkohen për të aktivizuar veçorinë Start SecondScreen që ju lejon të zgjeroni mjedisin e desktopit të kompjuterit tuaj Windows 10 ose 11. Tasti Windows (start) + K është shkurtesa përmes së cilës mund ta lidhni me telefonin tuaj Samsung. /Telegrafi/