LAJMI I FUNDIT:

Tani ju mund të zotëroni një nga modelet më të rralla të BMW

Tani ju mund të zotëroni një nga modelet më të rralla të BMW

BMW M1 është një veturë sportive legjendare që pak njerëz mund ta zotërojnë.

Kjo pasi marka gjermane ka prodhuar vetëm 399 njësi të këtij lloji, të cilat janë mjaft të shtrenjta për t’u blerë sot.


Por, ankandi RM Sotheby’s ka njoftuar se një nga vetëm tre M1 të përfunduara në argjend metalik po del në shitje nga 1 marsi.

BMW e ndërtoi këtë M1 më 23 shkurt të vitit 1981. Fillimisht, vetura është zotëruar nga një francez, ndërsa në SHBA arriti në vitin 2016 me disa riparime.

Ajo u lye përsëri me ngjyrën e saktë të fabrikës së themeluesit të BMW M1. Gjithashtu, veturës i është zëvendësuar odometri i cili tregonte 17,200 kilometra të kaluara.

Fuqia e M1 vjen nga motori 3.5 litërsh me gjashtë cilindra i cili prodhon 273 kuaj fuqi, dhe shoqërohet nga një transmision manual me pesë shpejtësi.

M1 në ankand vjen me një çertifikatë BMW Classic që konfirmon specifikat dhe origjinalitetin e saj.

Ankandi vlerëson se ky model unik mund të shitet nga 750 mijë dollarë (695,250 euro) deri në 950 mijë dollarë (880,650 euro). /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Kalo në kategori