LAJMI I FUNDIT:

Tamponët kanë afat të skadimit

Tamponët kanë afat të skadimit

Të gjithë e dimë se ushqimet kanë afate të skadimit – fundja fundit kush do të hante një ushqim të mykur – por, ka diçka të cilën mund të mos e keni ditur: tamponët gjithashtu kanë afat të skadimit.

Affi Parvizi-Wayne, themeluese e kompanisë organike të tamponëve ‘Freda’, ka shpjeguar se jetëgjatësia e tamponëve thuhet të jetë 5 vite, ndërsa gratë dhe vajzat nuk bën t’i përdorin tamponët pas kësaj periudhe kohore, edhe nëse duken si të rinj, transmeton Telegrafi.


“Ne sugjerojmë që femrat të mos përdorin tamponë të cilëve u ka skaduar afati edhe nëse duken si të rinj, sepse myku mund të jetë i fshehur brenda tyre dhe mund të shkaktojë infeksione të ndryshme”, ka treguar themeluesja.

Myku në tamponë vërehet vetëm nëse paketimi është prishur dhe bakteret janë futur brenda në paketim, e kjo nuk ka të bëjë asgjë me afatin e skadimit.

Por nëse kjo ka ndodhur, Affi shpjegon se ju do ta vëreni se tamponët kanë aromë të çuditshme dhe ngjyrë tjetër.

Lajmi i mirë është se pesë vite janë periudhë e gjatë dhe rreziku për të përdorur tamponë pa afat është i vogël. /Telegrafi/