LAJMI I FUNDIT:

Talibanët 11 kilometra afër Kabulit

Talibanët 11 kilometra afër Kabulit

Talibanët pushtuan dy provinca të tjera të shtunën dhe iu afruan periferisë së kryeqytetit të Afganistanit, derisa gjithashtu filluan një sulm me shumë drejtime në një qytet të madh verior, të mbrojtur nga ish-komandantët e luftës, thanë zyrtarët afganë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, militantët kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të Afganistanit verior, perëndimor dhe jugor në një ofensivë të shpejtë më pak se tre javë para se SHBA-ja bëhet gati t’i tërheq trupat e fundit, duke rritur frikën për një kontroll të plotë militant ose për një luftë tjetër civile afgane.


Talibanët pushtuan të gjithë provincën Logar, vetëm në jug të kryeqytetit, Kabul, dhe arrestuan zyrtarë lokalë, tha Hoda Ahmadi, një ligjvënëse nga krahina. Ajo tha se talibanët kanë arritur në rrethin Char Asyab, vetëm 11 kilometra në jug të Kabulit.

Ata gjithashtu morën nën kontroll kryeqytetin Paktika, në kufi me Pakistanin, sipas Khalid Asad, një ligjvënës nga provinca. Ai tha se luftimet shpërthyen në Sharana herët të shtunën, por përfunduan pasi të moshuarit lokalë ndërhynë për të negociuar një tërheqje. Ai tha se guvernatori dhe zyrtarë të tjerë u dorëzuan dhe ishin rrugës për në Kabul. /Telegrafi/