LAJMI I FUNDIT:

Talebanët assesi të ngopen, kësaj radhe shfaqin gëzimin duke u argëtuar në parkun e lodrave – me vete kishin kallashnikovë e granatahedhës

Talebanët assesi të ngopen, kësaj radhe shfaqin gëzimin duke u argëtuar në parkun e lodrave – me vete kishin kallashnikovë e granatahedhës

Të armatosur deri në dhëmbë, luftëtarët talebanë janë fotografuar edhe të martën pranë liqenit në afërsi të Kabulit, duke u argëtuar me varka dhe lodra të ndryshme.

“Ky është Afganistani”, dëgjohet duke bërtitur një taliban derisa po qëndronte në një luhatëse në pjesën perëndimore të Kabul, transmeton Telegrafi.


Por ajo çfarë binte më shumë në sy ishin armët që nuk i hiqnin nga duart, pavarësisht që ishin në luhatëse apo në varka – pozonin me pushkë automatike e granatahedhës.

Grupi i talebanëve numëronte anëtarë të gjitha moshave – nga 18 deri në 52-vjeçarë, të cilët nuk hezituan edhe njëherë të shprehin gëzimin që po argëtoheshin në parkun e lodrave.

Kujtojmë që me ardhjen e talebanëve në pushtet, në Afganistan është rikthyer frika në mesin e qytetarëve që janë të bindur se do t’ju hakmerren për faktin se bashkëpunuan me forcat pro-perëndimore, të cilët talebanët po i konsiderojnë si tradhtarë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Orari i punës

Orari i punës

Pronarja bëri sikur i preu flokët retrieverit - shikoni reagimin simpatik të qenit

Pronarja bëri sikur i preu flokët retrieverit - shikoni reagimin simpatik të qenit

Fun
Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Njeriu më i vjetër në botë ka një këshillë për një jetë më të gjatë

Interesante
Çifti nga Britania shpenzojnë mbi 15 mijë euro për tortën e tyre të dasmës

Çifti nga Britania shpenzojnë mbi 15 mijë euro për tortën e tyre të dasmës

Interesante
Kalo në kategori