LAJMI I FUNDIT:

TALAQ, TALAQ, TALAQ: Lufta kundër fjalës së thënë tri herë, që menjëherë çon në shkurorëzim

TALAQ, TALAQ, TALAQ: Lufta kundër fjalës së thënë tri herë, që menjëherë çon në shkurorëzim

Gazetari Huizhong Wu ka hetuar për CNN ligjin pamëshirshëm Indian për shkurorëzim. Telegrafi më poshtë ju sjell pjesë të storjes së tij.

Farha, nëna 30-vjeçare e tre fëmijëve, vitin e kaluar pas vetëm tri fjalëve humbi burrin e saj. Kjo ndodhi pasi një vajza e saj 10-vjeçare e luti për pesë rupi (shtatë centë), që të blinte fishekzjarrë për festa. Burri në tërbim i tha tri herë ‘talaq’, që menjëherë çon në shkurorëzim.

‘Talaq’ (shkurorëzim, nga arabishtja), është një praktikë kontroverse që sot bëhet madje me fjalë në telefon ose me mesazh. Në teori, ndarja duhet të bëhet për tre muaj, por në praktikë nis menjëherë dhe gruaja duhet të dalë nga shtëpia.


India është një nga vendet e pakta që nuk e kanë ndalur këtë rregull, por kjo mund të ndryshojë. Autoriteti suprem ligjor në Indi – Komisioni Kombëtar i Ligjit dhe Gjykata Supreme – në tetor 2016 kanë bërë një studim mbi reformën e së drejtës familjare për të diskutuar ndryshimet e mundshme, veçanërisht në lidhje me ‘talaqun’.

Farha, që thotë se në Indi gratë nuk kanë të drejta, kërkoi ndihmë nga organizata Bharatiya Muslim Mahila Andolan (BMMA). Kjo organizatë shpreson se Gjykata Supreme do ta ndalojë këtë praktikë, sidomos kur thuhet se duhet pritur disa muaj e tek atëherë mund të ndodhë ndarja.

Adeti islam lejon ndërmjetësimin nëse lajmërohen probleme në martesë, por kjo rrallë ndodhë. Ndaj, shumë politikanë kërkojnë ligje qytetare për të ndryshuar ato fetaret. Kundër janë veç krerët fetarë myslimanë që insistojnë në edukimin e meshkujve për të respektuar më shumë islamin.

Zakia Soman nga BMMA kërkon barazi të gjinive, sepse gratë pas ndarjes janë pa të ardhura ndaj varen nga të tjerët për të ushqyer familjen. Ajo thotë se fajtore nuk është feja po patriarkati nën maskën e religjionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori