LAJMI I FUNDIT:

Taksi japonez, shtrihuni dhe bëni “një sy gjumë”

Taksi japonez, shtrihuni dhe bëni “një sy gjumë”

Fjetja në vetura nuk është diçka e pazakontë në Japoni, ku kompania Daiwa Motor Transportation në bashkëpunim me markën e pijes për relaks Chill Out ka lansuar #SleepingTaxi.

Vetura Toyota JPN Taxi “bredh” rrugëve të Tokios në një kohë të caktuar gjatë periudhës nga 30 gushti deri më 4 shtatori, duke u ofruar njerëzve përvojë relaksuese pa pagesë, transmeton Telegrafi.


Për ata që nuk janë të informuar për këto mjete në Japoni, Toyota JPN Taxi në vitin 2017 u prezantua me një karroceri të lartë, kabinë të gjerë dhe me motor 1.5 litra hibrid.

Ky mjet shërbeu si bazë e përkryer për #SleepingTaxi. Me të hyrë në këtë taksi pas një dite të lodhshme, do të gjeni gjithçka për çfarë keni nevojë të ndjeheni të relaksuar.

Tavolina me banak me plotë pije (energjike), lule dhe ndriçim interesant, ekrane në karriget e pasme dhe mbushës për telefon e jastëk për relaks – të gjitha këto i gjeni brenda mjetit.

E duke marrë parasysh që Toyota JPN Taxi ka hapësirë të mjaftueshme për këmbë, dikush nuk e ka të vështirë të gjej një pozitë për ta bërë një “sy gjumë”. /Telegrafi/