Vendosja e taksës së importit për produktet e Serbisë e cila të mërkurën u rrit në 100 për qind, po përkrahet nga shumë biznese të cilat veprojnë në fushën e teknologjisë.
Iniciativën për t’i mbështetur bizneset pas taksës së vënë nga shteti i Kosovës për prodhimet e Serbisë, e ka nisur menaxheri i rrjeteve sociale, Valon Canhasi, njëherësh drejtor ekzekutiv i agjencionit për media sociale “Hallakate”, i cili në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është bërë hapi i parë, duke e hapur një ueb me emrin http://www.prodhimvendor.com (hapësira ku do të plasohen produktet vendore).
“I tregova krejt shokëve e shoqeve, logo u skicu, webi u ble. Gjuani ide çka mundeni me bo”, ka shkruar ai.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është të ketë një lloj mbështetje për prodhuesit vendor.
“Ideja është që të mbështeten prodhuesit dhe prodhimet vendore, e cila po mirëpritet nga shumë biznese”, ka shtuar Canhasi.
Reagimet pozitive dhe mbështetëse për këtë fushatë të nisur, kanë ardhur nga sipërmarrës të shumë kompanive që veprojnë në fushën e teknologjisë, si Ermal Sadiku, drejtor ekzekutivi i Linkplus, i cili ka thënë se ata si kompani do të mund t’ia bëjnë një kompanie që merret me prodhime vendore një aplikacion falas.
Mërgim Cahani, drejtor ekzekutiv i “Gjirafa”, ka shkruar se nëse vazhdon ekzekutimi i vendimit qeveritar, premtojnë se 100 prodhuesve vendor do t’i i ofrojnë kampanjë marketingu free për një muaj me Gjirafa AdNetwork.
Besnik Rama, nga kompania Kodrax ka shkruar se Pasi që ka filluar me 10 për qind atëherë Besplay jep 10 abonime në kodrax.com dhe 10 në stockmano.com e edhe 10 webfaqe me platformën trioclicks.com. Të interesuarit le të lajmërohen.
Abdullah Hasani, nga Honedon Creative Agency, ka shkruar se ata dhurojmë një Rebrand 100 për qind falas për një prodhues ose produkt vendorë.
Zana Tabaku, nga Appdec, ka thënë se i bashkangjiten iniciativës me webfaqe/app falas për një prodhues vendor.
Elena Cena, ka theksuar se në emër të Kujtesa, ju ofrojmë internet 6 muaj falas të gjithë prodhuesve vendor.
Numri i kompanive që kanë premtuar mbështetje po shkon duke u shtuar, gjë e cila po sensibilizon kompanitë nga kjo veprimtari që të tregojnë solidaritet në mbështetje të prodhuesit vendor.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ditë më parë ka vendosur një taksë prej 10 për qind për produktet që vinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila të mërkurën, më një vendim të ri ka shkuar në 100 për qind.
Kjo sipas shefit të ekzekutivit kosovar ka ardhur për shkak të dekonstruktivitetit të Beogradit zyrtar në raport në Kosovën dhe pengesave të vazhdueshme që po i bën ky shtet në rrugëtimin e shtetit më të ri në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sveçla reagon pas shpërthimit në veri: Revoltë pas arrestimit të tre serbëve për krime lufte në Kosovë

Ndërron jetë Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin "Lagjja e Trimave"

Shteti merr në mbrojtje katër lloje të gjelave autokton

Mirëpriten përplasjet e Ramës me Rusinë për Ukrainën dhe Kosovën

Escobar: Jam i shqetësuar për mesazhet që vijnë nga Prishtina

Shpërthim në veri të Mitrovicës

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias