Dikur vlera e importit nga Serbia, vetëm brenda një dite ka qenë 1.2 milion euro, ndërsa që prej 6 nëntorit, kur është marr vendimi nga Qeveria e Kosovës për rritjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia, importi është vetëm 140 mijë euro.
Që prej marrjes së vendimit për rritjen e tarifës, efekti i saj është se ka rënë vlera e importit për 20 milionë euro.
Nga këto masa, zyrtarë të Doganës së Kosovës thonë se vlera e importit nga Serbia është mjaft e ulët.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se 2 deri 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa për import të lëndës së parë.
“Krahasimi në mes të dy periudhave, në mes të nëntorit 2017 dhe të vitit 2018, ku qeveria ka ndërmarrë masat mbrojtëse, tregon që rënia e vlerës së importit prej Serbisë, është 20 milionë euro deri në këtë moment”, ka thënë Stavileci.
Ai ka treguar se importi nga Serbia ka rënë vetëm pas masës 100 për qind.
Zëdhënësi i Doganës ka treguar se më datën 6 nëntor ka filluar aplikimi i masës mbrojtëse prej 10 për qind, e cila ka qenë rreth dy javë, dhe në javën e parë me 10 për qind taksë, ka pasur një vazhdimësi të importit të rregullt, edhe përkundër masës prej 10 për qind, ndërsa në javën e dytë ka pasur një ulje të importit.
“Pas aplikimit të masës së dytë prej 100 për qind, më 21 nëntor, kemi vërejtur stagnim total të importit nga Serbia. Nëse dikur brenda një dite janë importuar nga Serbia rreth 1.2 milion euro produkte, tani kjo ka rënë në disa qindra euro. Për arsye se në këto dy javët e para të aplikimit të masës prej 100 për qind, kemi pasur vetëm 140 mijë euro importe prej Serbisë. Kjo është një vlerë shumë minimale. Të gjitha këto importe kanë qenë me vlera shumë të ulëta, 2 – 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa, të cilat kanë paguar këtë taksë pasi ka qenë edhe lëndë e parë”, tha Stavileci.
Mirëpo, pas këtij vendimi për mallrat serbe, ka pasur disa produkte ushqimore të kontrabanduara.
“Deri tani gjatë këtyre dy jave kemi pasur kapje të rasteve të kontrabandimit, kanë qenë disa kontrabandime me produkte të ndryshme. Ka pasur kontrabandim me vezë, kontrabandim me produkte ushqimore, por sidoqoftë nuk ka qenë në nivelin shqetësues”, theksoi ai.
Ai ndër të tjera ka thënë se pas vendimit të ministrit të MTI-së, rreth 17 kamionë janë kthyer mbrapa, në Serbi, me produkte të cilat kanë pasur mbishkrime “Kosova Metohiju”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën