Taksa 100 për qind ndikoi në rritjen e prodhimit dhe shtimin e vendeve të punës
Vendosja e taksës 100 për qind ka ndikuar që të rritet prodhimi vendor dhe në të njëjtën është shtuar numri i të punësuarve.
Kështu u tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, që kishte për qëllim diskutimin mbi efektet e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në ekonominë vendore.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha tha se për herë të parë që nga paslufta kemi ulje të importeve dhe shtim të kreditimit.
“Të gjitha indikatorët që i kemi analizuar është se ka pasur ndikim pozitiv. Për herë të parë që nga paslufta kemi ulje të importeve. Gjithashtu është rritur kreditimi, veçanërisht në bujqësi. Kosova sot ka shkëmbim të mirë tregtar me vendet mike”, tha Panxha në hyrje të diskutimit, përcjell Telegrafi.
Ai shtoi se një indikator tjetër i efektit pozitiv të tarifës është edhe rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e prodhimit.
“Ka pasur një rritje të moderuar për produktet, sidomos në muajt e parë, ku ka ardhur nga spekulimet e tregtarëve”, shtoi ai.
Panxha po ashtu tha se për shkak të vendosjes së taksës, shteti serb ka vendosur masa bllokuese ndaj eksporteve të Kosovës.

“Kemi pasur një hakmarrje të Serbisë për produkteve kosovare”, tha Panxha.
Analisti i politikave, Besart Zhuja gjatë prezantimit të studimit të të gjeturave mbi efektet e taksës 100 për qind, tha se në muajt e parë pas vendosjes të kësaj mase kishte rritje të inflacionit, por sipas tij, kjo normë ishte ulur pasi që prodhuesit kishin zëvendësuar partnerët e tjerë tregtar.
“Importi ka një rënie e ndërsa eksporti ka një rritje. Ka një rënie të importeve prej 50 milionë ton e që ka krijuar një mundësi të mirë për prodhuesit. Ka një rritje të blerjes së makinerive prodhuese, e që janë 11 milionë euro më shumë se vitin paraprak. Vendosja e taksës ka rritur edhe numrit të punësimit. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018 rritja e punësimit ishte 11.5 mijë punëtorë. Ka rritje të kreditimit, ku në vitin 2018 ishte 208 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 kjo ishte 260 milionë euro. Inflacion në muajt e parë të vitit 2019 ishte 3.5 për qind, por kjo normë ka rënë pasi që tregtarët kanë gjetur partner të tjerë”, tha Zhuja.

Ai tregoi se Turqia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut ka përfituar më së shumti nga vendosja e taksës 100 për qind.
“Po ashtu, ka ndryshim të partnerëve tregtar, ku më së shumti nga vendosja e taksës 100 për qind ka përfituar Turqia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut”, tregoi ai.
Ndërsa, sekretari i Klubit të Prodhuesve, Vllaznim Osmani, duke prezantuar anketën e kryer nga “Pyper“ për konsumin e prodhimeve vendore, tha se dy e tretave të respondentëve janë shprehur të kënaqur me efektet e taksës 100 për qind.
“Shumica e respondentëve kanë thënë se vendosja e taksës ka qenë e dobishme. Në pyetjen se a ka pasur efekt pozitiv vendosja në zhvillimin ekonomik të Kosovës, dy e treta kanë thënë se ka pasur efekt. Zëvendësimi më i madh i mallrave ka qenë me produktet vendore. Ndërsa, 63.6 për qind thonë se ka pasur efekt vendosja e flamurëve”, tha Osmani.
Kujtojmë se më 6 nëntor të vitit 2018, Qeveria në largim e Kosovës vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kurse më 21 nëntor kjo taksë u ashpërsua më 100 për qind për të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga këto dy shtete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit “Kosova B”, pas katër dekadash

Mbi 2,000 entuziastë të Web3 mblidhen në Prishtinë – Kyrylo Khomiakov i Binance thotë se Kosova ka të ardhme të ndritshme digjitale

Udhëto drejt kryeqytetit magjepsës të Suedisë – Stockholm me PrishtinaTicket!

LDK dhe deputetë tjerë kërkojnë nga ZRrE anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

E jashtëzakonshme, kompania teknologjike XToka shpërbleu punonjësit me një udhëtim 5-ditor në ishullin magjepsës Palma de Mallorca

Keshi jetës me Cash Plus

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

Kush ka më shumë fitore në "El Clasico" - ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë