LAJMI I FUNDIT:

Takohen Zhbogar e Vangellovski, diskutojnë për gjyqësorin në Maqedoni

Takohen Zhbogar e Vangellovski, diskutojnë për gjyqësorin në Maqedoni

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellvoski, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton Utrniksi Vesnik, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime dhe kanë folur për aktivitetet e ardhshme të Gjykatës së Lartë në drejtim të përmirësimit të sitautës në gjyqësi dhe në sundimin e ligjit, me theks të veçantë në ato të përfshira në vërejtjet e Raportit për Maqedoni, 2016.


Gjithashtu është diskutuar për ndihmën që BE-ja mund t’ia ofrojë Gjykatës së Lartë përmes projekteve të tanishme në Maqedoni që financohen nga BE-ja./Telegrafi/