Takohen komisionet teknike për transport tokësor Kosovë – Shqipëri: Masa rigoroze për shkelësit e marrëveshjeve
Të mërkurën, në ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, janë takuar komisionet teknike për transport tokësor të Kosovës dhe Shqipërisë, për të diskutuar rreth respektimit të licencave nga kompanitë për transportin e udhëtarëve.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, udhëheqës i këtij takimi, e njoftoi palën shqiptare lidhur me shkeljen e masave nga operatorët nga Shqipëria që janë të licencuar për transport transit nëpër Kosovë dhe përcolli mesazhin e Qeverisë së Kosovës dhe ministrit Pal Lekaj, që qarkullimi i lirë të mos pengohet, por të respektohen rregullat dhe marrëveshjet e nënshkruara në këtë fushë, transmeton Telegrafi.
Kadriu dhe prijësi i delegacionit nga Shqipëria, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Artan Shkreli, u dakorduan për marrjen e masave rigoroze drejt ndërgjegjësimit të operatorëve që i shkelin rregullat dhe marrëveshjet bilaterale mbi transportin e udhëtarëve.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një komunikatë për media, të dy delegacionet u pajtuan që në të ardhmen të ketë harmonizim edhe më të mirë të akteve legjislative në këtë fushë, që të mos ketë pengesa në operimin e transportit të udhëtarëve, qoftë në linjat transite apo ato ndërkombëtare.
Ky takim u organizua në mënyrë të menjëhershme, pas vendimit të MIT, për të ndaluar dy operatorë të Shqipërisë, pas shkeljes së lejes për të qarkulluar nga Tirana në Bajram Curr, përmes Kosovës, vetëm transit, por që këta kanë ndaluar të marrin udhëtarë, duke shkaktuar dëme te operatorët vendas./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën