LAJMI I FUNDIT:

“Takimi me Nimetz, vazhdimësi e klimës pozitive”

“Takimi me Nimetz, vazhdimësi e klimës pozitive”

Takimi mes përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara për kontestin me emrin, Methew Nimetz, i cili është caktuar për më 11 dhe 12 dhjetor në Bruksel është shenjë për vazhdimësinë e klimës pozitive që është krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, shkruan gazeta greke ”Kathimerini”.

Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel paraqitet në funksion të ndonjë kornize kohore, e cila e lëviz zgjidhjen e kontestit dhe arritjen e zgjidhjes të pranueshme të ndërsjellë. Maqedonia shpreson se më në fund do të hapet rruga që të bëhet anëtare e Aleancës.


Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias disa herë ka përmendur se çështja do të zgjidhet në gjysmën e parë të vitit 2018, duke paralajmëruar se në qoftë se kjo nuk do të ndodhë do të ketë vështirësi më të mëdha.

“Nëse nuk zgjidhet kontesti do të ketë më shumë vështirësi. Nëse zgjidhet nevojiten tre deri në katër muaj për procedura burokratike në KB. Kështu që e gjithë kjo do të përfundojë deri në fund të vitit 2018. Në vitin 2019, do të fillojnë zgjedhjet presidenciale në vendin fqinj, në verën e vitit 2019 ne do të kemi zgjedhje”, deklaroi para pak kohe Kotzias.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori