Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Krasniqi kujtoi një episod interesant gjatë Lojërave Olimpike, kur bashkë me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, trajnerin Driton Kuka takuan teniseren e njohur Serena Williams.


“Ai shopi që shesin Parisi produkte të Lojërave Olimpike, ishim me Majlinda Kelmendin, Driton Kukën edhe fizioterapeutisti Fatlindi, duke shikuar duksa, fanella, maica të ndryshme”.


“Edhe po vjen një femër me kapelë, dy ose tre persona mbrapa dhe dy fëmijë. Edhe po i drejtohet Driton Kukës edhe Majlindës, tha a keni ndonjë pin të Kosovës, direkt”.

“Majlinda po ma bën mua si gazetar tha a e njohe ti gazetar? I thashë jo, sepse ishte me kapele dhe syze”.

“Qysh more më tha nuk po e njeh se kush është, tha Serena Williams. Ec e ndiqe pastaj. Unë e ndoqa në fakt dhe më pas e bëmë një foto”, rrëfeu mes tjerash Krasniqi.

Episodin e plotë me Kushtrim Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app