LAJMI I FUNDIT:

Takimi Kurti-Mustafa po vazhdon tash tri orë

Takimi Kurti-Mustafa po vazhdon tash tri orë

(E PLOTËSUAR) Takimi mes krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, po vazhdon tash e më tepër se dy tri orë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

—————————————————————


Në orën 16:00 ka filluar të mbahet takimi i radhës mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.

————————————————–

Mustafa, ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, për takimin me Kurtin e VV-së, i paraparë të niste në ora 16:00.

Kreu i LDK-së, ka qenë i shoqëruar nga dy nënkryetarët e partisë së tij, Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, si dhe anëtarin e kryesisë, Avdullah Hotin.

Më herët, përfaqësues të këtyre partive kanë deklaruar se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshje.

Haxhiu: Derisa ka barrikadime, s’ka garanci për koalicion
Lexo po ashtu Haxhiu: Derisa ka barrikadime, s’ka garanci për koalicion

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se janë dakorduar që ti vazhdojnë takimet në baza ditore.

LDK: Do të vazhdojmë negociatat me VV-në, nuk kemi barrikada
Lexo po ashtu LDK: Do të vazhdojmë negociatat me VV-në, nuk kemi barrikada

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së i ka thënë se sot është dita kryesore e arritjes eventuale të marrëveshjes.

Haziri e ka quajtur këtë “marrëveshje e madhe për ndryshim”.

Ndërkaq, kjo është dita e dytë me radhë ku po takohen liderët e VV-së dhe LDK-së, teksa në orët e hershme të ditës sotme dy partitë kanë mbledhur kryesitë partiake për t’i njoftuar mbi rrjedhën e negociatave.

Në VV u shprehën të qartë se ajo që po bën bllokada është LDK duke kërkuar postin e presidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori