LAJMI I FUNDIT:

Takimet në Paris dhe Bruksel, Krasniqi: Kosova nuk duhet të vuaj gabimet e qeverisë

Takimet në Paris dhe Bruksel, Krasniqi: Kosova nuk duhet të vuaj gabimet e qeverisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për vizitën e tij që pati në Paris dhe Bruksel. Krasniqi ka treguar se në Bruksel është takuar me emisarin Miroslav Lajçak ku kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në Kosovë, duke theksuar nevojën për de-përshkallëzim të situatën në veri.

“PDK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në kthimin e rendit dhe normalitetit në katër komunat tona veriore”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.


I pari i PDK-së ka zhvilluar takim edhe në Këshillin e BE-së ku është takuar me Simon Modue, këshilltar për politikë të jashtme i presidentes së Këshillit Evropian.

“U fokusuam në procesin e integrimit të Kosovës në BE. Theksova se Kosova nuk duhet të vuaj masat kufizuese të BE-së për gabimet e qeverisë aktuale, qëndrimi egoist i së cilës nuk pasqyron vullnetin e popullit tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi i cili ishte i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri vizitën në Bruksel e përfunduan në partinë ALDE.

Sa i përket takimeve në Paris, Krasniqi është pritur në senat ku ka zhvilluar takim me senatoren Laure Darcos nga Grupi i Miqësisë Francë-Ballkan Perëndimor.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në Kosovë dhe mbështetjen e Francës për tejkalimin e sfidave aktuale.

Krasniqi në Twitter gjithashtu ka treguar se në Asamblenë Nacionale është takuar me deputetin Jean Philippe Ardouin.

“Në Asamblenë Nacionale takova deputetin Jean Ardouin, udhëheqës i grupit të miqësisë Francë-Kosovë”. Diskutuam marrëdhëniet tona dypalëshe dhe ramë dakord për nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet vendeve tona. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pata një takim të frytshëm me Adrien Frier. Diskutuam zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e PDK-së. Përsërita se Kosova nuk ka alternativë ndaj rrugës euro-atlantike dhe se ne do të luajmë një rol kyç në ruajtjen marrëdhënieve me aleatët tanë kryesorë”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori