LAJMI I FUNDIT:

Takimet e fshehta PDK-LDK dhe zgjedhjet e parakohshme

Takimet e fshehta PDK-LDK dhe zgjedhjet e parakohshme

Më nuk është sekret se koalicioni PDK-LDK është në prag të prishjes, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë muajit qershor. Të dy këto parti kanë filluar të zhvillojnë edhe takime, ku po e diskutojnë këtë temë.

Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, është duke kërkuar që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, por Lidhja Demokratike e Kosovës, e kryeministrit Isa Mustafa, po insiston që koalicioni të vazhojë, të paktën deri në vjeshtë.


Gazeta Metro, mëson se të dy partitë tani kanë filluar të zhvillojnë edhe takime, larg opinionit, ku po diskutohet gjetja e një pajtimi për prishje të koalicionit, përmes një marrëveshje.

Gjatë ditëve të fundit, Veseli e Mustafa, janë takuar dy herë për të diskutuar për këtë çështje, ndërsa janë marrë vesh që gjatë kësaj jave të ketë edhe një takim tjetër.

Takimi i parë në mes të liderëve të dy partive më të mëdha në vend, është zhvilluar me t’u kthyer kryeministri Mustafa, nga Brukseli. Ndërsa takimi tjetër është zhvilluar dje pasdite, rreth orës 18:00. Në takimin e djeshëm, sipas burimeve të Gazetës Metro, përveç dy kryetarëve, kanë marrë pjesë edhe nga dy nënkryetarë nga PDK dhe LDK.

Në asnjërin prej këtyre takimeve, nuk është arritur që PDK të bind LDK-në, të pranojë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në pjesën e parë të qershorit.

Mësohet, se i vetmi pajtim që është arritur në takimin e djeshëm, ka qenë ai i vazhdimit të diskutimit për këtë temë, dhe është lënë një takim i ri gjatë kësaj jave, i cili do të zhvillohet në nivel nënkryetarësh.

Gjithashtu mësohet se PDK po preferon prishjen me marrëveshje të koalicionit me LDK-në, por nëse kjo e fundit vazhdon të insistojë që qeveria e drejtuar nga Mustafa, të vazhdojë edhe më tutje, atëherë partia e Veselit, do të shqyrtojë edhe opsione tjera.

Njëri prej këtyre opsioneve, është edhe mbështetja që PDK t’i jap mocionit të mosbesimit i cili është iniciuar nga opozita. Për t’u bërë i mundur ky mocion, opozitës i duhen katërdhjetë nënshkrime të deputetëve. Opozita vet nuk mundet t’i sigurojë të gjitha këto nënshkrime, por këtu do t’i ndihmonte PDK.

Megjithatë, kjo javë pritet të jetë vendimtare, për fatin e qeverisë Mustafa.

Sipas planit të PDK-së, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, më së largu më 18 qershor. Ndërsa, si data më të favorshme po llogariten, 4 dhe 11 qershor. /gazetametro/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori