LAJMI I FUNDIT:

Takim i OBRM-PDUKM-së me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”

Takim i OBRM-PDUKM-së me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”

Në një kumtesë të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot realizoi takim me partitë politike nga koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë'”.

Në takim, siç thonë nga kjo parti, është biseduar për gjendjen aktuale politike, për referendumit si dhe pë periudhën që vjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata theksojnë se koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” vlerësoi se marrëveshja e Zaevit me Greqinë është refuzuar nga qytetarët të cilët në mënyrë të qartë u deklaruan kundër referendumit, të gjithë ata që votuan kundër dhe të gjithë ata që duke abstenuar vendosën të mos përkrahin.

Në kumtesë thuhet se Qeveria përjetoi debakël dhe e humbi legjitimitetin e popullit dhe se këtë mesazh nga qytetarët duhet ta ndjek dhe respektojë Qeveria, partitë politike dhe Kuvendi bashkërisht me të gjithë përfaqësuesit e popullit.

“Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ dënon parregullsitë gjatë deklarimit në referendum të organizuar nga qeveria. Dënohen të gjitha aktet e mbushjeve të kutive, presioneve, kërcënimeve dhe kanosjeve të administratës, votimit grupor, paraqitja e rrejshme, shqetësim në numrat privat telefonik të anëtarëve të opozitës nga qendra të organizuara, pas së cilës ekziston dyshimi se qëndron pikërisht LSDM-ja dhe shumë parregullsi tjera. Madje edhe këto presione brutale Qeveria nuk arriti ta shtyjë marrëveshjen me Greqinë dhe përjetoi debakël”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Ata theksojnë se koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” thotë se përgjegjësi duhet të ketë për këto parregullsi të mëdha dhe keqpërdorime të cilat nuk duhet të përsëriten.

Ky koalicion, siç thonë nga OBRM-PDUKM-ja qëndron pas kërkesave që të formohet qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve, dhe të zgjidhet një Prokuror Publik me propozimin e opozitës, dhe të formohet komision hetimor parlamentar e cila do të vërtetojë përgjegjësitë për keqpërdorimet gjatë deklarimit në referendum./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori