Një grua e moshuar nga Tajlanda është “një në milion” që ka arritur ta mund coronavirusin, nga e cila vuajnë afro 31 mijë persona në mbarë botën, kurse deri më tani kanë vdekur më shumë se 600.

Jaimui Si-Ung, 73-vjeçe, ka qenë shtetasja e parë tajlandeze që ishte infektuar me coronavirus, kurse në këtë vend janë diagnostifikuar edhe 24 pacientë tjerë, transmeton Telegrafi.


2 31

Ajo ishte infektuar me coronavirus gjatë udhëtimit në qytetin kinez Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e epidemisë që ka ngritur në këmbë botën. Kishte qëndruar me ditë të tëra në spital në karantinë, me qëllim që të shërohet nga ky virus vdekjeprurës.

Një rast i ngjashëm i shërimit është regjistruar në Malajzi, ku kinezja katërvjeçare arriti të shërohet nga virusi i ngjashëm me SARS-in. Shërimi i tyre po u jep shpresë shkencëtarëve që po bëjnë çmos të ndalin këtë epidemi që ka infektuar njerëzit në mbarë botën.

3 27

Ekspertët pretendojnë se infeksioni paraqet problem të madh tek personat e rritur, por mund të jetë edhe më i rrezikshëm tek ata me imunitet më të dobët ose që vuajnë nga diabeti, astma e sëmundje tjera të ngjashme.

Familjarët e tajlandezes ishin brengosur që Jaimui Si-Ung që tashmë ka probleme me zemër, që ky virus për të do të ishte vdekjeprurës, megjithatë ajo ka arritur ta mund. Jaimui Si-Ung u tha mediat lokale se kishte pasur temperaturë dhe vazhdimisht ndihej e lodhur, duke e ditur mirë se nuk ishte në pyetje zemra.

4 20

Aty mjekët konstatuan se ajo vuan nga coronavirusi qysh nga 3 janar, kur kishte shkuar në një spital në provincën Nakhon Pathom në Tajlandë të cilët menjëherë e kishin futur në karantinë.

“Ishte e habitur, sepse nuk e dija për çfarë duhet të qëndrojë në izolim që kishte dy apo tre shtresa të xhamit”, ka shtuar ajo.

Mjekët që e shëruan bartnin rroba mbrojtëse dhe u shiheshin vetëm sytë. Kësaj nëne të shtatë fëmijëve gjithashtu nuk i është lejuar të vizitojë familjarët. Mënyra e vetme ishte video-thirrja.

Gjendja e saj shëndetësore ishte përmirësuar pas tri ditëve që i kishte kaluar në spital, por ishte mbajtur më gjatë nga frika se mund të mos jetë shëruar plotësisht.

Ajo u lirua pas nëntë ditëve izolim total dhe tani ka mbërritur në shtëpinë e saj për të festuar vitin e ri kinez. Ndërkaq e bija e saj ka bërë të ditur se ajo është “një në milion” dhe se lumturia e saj nuk ka fund. /Telegrafi/