LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj: Nga dita e enjte do të ngriten temperaturat

Tahirsylaj: Nga dita e enjte do të ngriten temperaturat
Foto: Arkiv

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ndryshimi i motit në vend nuk është gjendje e jashtëzakonshme.

Tahirsylaj tha se nga dita e enjte do të ngritën temperaturat edhe pse do të ketë reshje atmosferike.


Ai theksoi se reshje bore në vend ka rënë më shumë në komunën e Dragashit, deri në 20 centimetra.

Eksperti Tahirsylaj tregoi se temperaturat minimale do të luhaten nga minus 1 gradë Celsius deri në minus 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 7-8 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore që kanë ardhur nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë shkaktuar dhe ulje të shtypjes atmosferike, pra atmosfera është e destabilizuar. Ka pasur reshje shiu – bore të intensitetit të dobët. Në Dragash sipas informacioneve që kam marr nga bashkëpunëtoret e mi, ka rënë borë diku 20 centimetra. Prandaj sot do të ndërpriten reshjet atmosferike dhe nesër (e mërkurë) nuk do të ketë reshje atmosferike, ndërsa pasnesër (e enjte) do të ketë reshje atmosferike. Temperaturat minimale do të luhaten nga minus 1 deri në minus 4 gradë Celsius, ndërsa më të larta ditore do të shkojnë deri në 7-8 gradë Celsius”, ka thënë Tahirsylaj.

Sipas tij, këto reshje kanë një efekt pozitiv për arsye se plotësohen kushtet hidrike të tokës.

“Do të ketë erë nga ana e veriut dhe veri-lindjes me shpejtësi deri në 8 m/s, prandaj nuk është gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë Tahirsylaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori