LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj: Borë deri të premten, nga java tjetër mot më i mirë (Video)

Tahirsylaj: Borë deri të premten, nga java tjetër mot më i mirë (Video)

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, në një intervistë për Telegrafin me gazetaren Elfije Boletini, ka folur për temperaturat e ulëta si dhe reshjet e borës në vend.

Tahirsylaj ka thënë se Kosova do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit.


Sipas tij, temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e  masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë. Për rrjedhojë moti do të jetë më reshje bore dhe me temperatura të ulëta gjatë kësaj jave të cilat do rriten nga fundi javës. Është një mot tipik dimëror. Temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius. Është mot tipik dimëror, ku është me reshje jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin”, ka thënë ai.

Tahirsylaj po ashtu tregoi se kjo gjendje sinoptike është e paqëndrueshme, pasi të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet.

“Të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë ndonjë reshje sporadike jo në shkallë vendi. Prandaj na pret një javë tjetër më e mirë se kjo javë që po kalojmë”, u shpreh ai.

Eksperti i meteorologjisë, theksoi se këto reshje të borës e kanë efektin e vet pozitiv për kulturat bujqësore.

“Mbulesa e borës i mbron nga dëmtimi i ngricave dhe kanë efekt shumë pozitiv”, tha ndër të tjera, profesori universitar, Sylë Tahirsylaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori