Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, në një intervistë për Telegrafin me gazetaren Elfije Boletini, ka folur për temperaturat e ulëta si dhe reshjet e borës në vend.
Tahirsylaj ka thënë se Kosova do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit.
Sipas tij, temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius.
“Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë. Për rrjedhojë moti do të jetë më reshje bore dhe me temperatura të ulëta gjatë kësaj jave të cilat do rriten nga fundi javës. Është një mot tipik dimëror. Temperatura minimale do të luhatet nga minus 9 deri minus 5 gradë Celsius, ndërsa më e larta nga minus 1 deri 2 gradë Celsius. Është mot tipik dimëror, ku është me reshje jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin”, ka thënë ai.
Tahirsylaj po ashtu tregoi se kjo gjendje sinoptike është e paqëndrueshme, pasi të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet.
“Të premten dhe të shtunën do të ndërpriten reshjet, ndërsa të dielën dhe të hënën do të ketë ndonjë reshje sporadike jo në shkallë vendi. Prandaj na pret një javë tjetër më e mirë se kjo javë që po kalojmë”, u shpreh ai.
Eksperti i meteorologjisë, theksoi se këto reshje të borës e kanë efektin e vet pozitiv për kulturat bujqësore.
“Mbulesa e borës i mbron nga dëmtimi i ngricave dhe kanë efekt shumë pozitiv”, tha ndër të tjera, profesori universitar, Sylë Tahirsylaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri