LAJMI I FUNDIT:

Tahiri vizitoi Burgun e Sigurisë së Lartë: Do të rrisim numrin e gardianëve

Tahiri vizitoi Burgun e Sigurisë së Lartë: Do të rrisim numrin e gardianëve

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Burgun e Sigurisë së Lartë, ku ka parë nga afër funksionimin, menaxhimin dhe respektimin e të drejtave të të burgosurve.

Tahiri është shprehur i kënaqur me punën në këtë qendër, dhe ka premtuar përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen.

“Vërtetë mund të konstatojmë se Burgu i Sigurisë së Lartë në Republikën e Kosovës është shembull shumë i mirë i funksionimit, i respektimit të drejtave të burgosurve, dhe një shembull shumë i mirë i funksionimit të shërbimit korrektues në këtë qendër, të drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe gjithë stafit. I përgëzoj për një përkushtim shumë të madh dhe efikas, pavarësisht problemeve që ballafaqohen në aspektin e kushteve të punës dhe çështjeve të sigurisë, këta arrijnë të bëjnë një punë jashtëzakonshme dhe deri sot Republikës së Kosovës nuk i kanë shkaktuar asnjë problem, asnjë telashe, pavarësisht që ballafaqohen me probleme të rënda”, tha ministri Tahiri, transmeton Telegrafi.

Tahiri ka theksuar se ka mbështetjen e kryeministrit dhe të ministrit të Financave për të rritur sigurinë brenda burgjeve.

Në këtë aspekt, puna e parë që do të bëhet është rritja e numrit të gardianëve .

“Ne për vitin e ardhshëm kemi paraparë në buxhet edhe 120 gardianë shtesë që do të jenë. Kërkesa e Shërbimit Korrektues ka qenë diku rreth 80, mirëpo kemi gjetur mirëkuptimin e Ministrisë së Financave që të shtohen edhe për 40, kështu që kam përshtypjen se do të arrijmë të sigurojmë numër të mjaftueshëm të gardianëve në kuadër të Shërbimit Korrektues dhe nuk do të kemi probleme” theksoi ministri Tahiri.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Sokol Zogaj është shprehur i bindur se përkrahja e ministrit do t’iu mundësoj përmbushjen e nevojave që ka ky institucion.

“Ne e morëm një përkrahje shumë të fuqishme prej ministrit. Besoj që në këtë vit dhe vitin e ardhshëm do t’ia arrijmë qëllimit edhe për staf edhe për pajisje të sigurisë, dhe për të gjitha nevojat që i ka ky institucion”, tha Zogaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori