LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Serbia nuk ka pranuar të bisedohet për fletarrestet e ish ushtarëve të UÇK-së

Tahiri: Serbia nuk ka pranuar të bisedohet për fletarrestet e ish ushtarëve të UÇK-së

Javën e kaluar dy ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë arrestuar nga autoritetet zvicerane me flet arreste të lëshuara nga Serbia.

Genc Zogaj dhe Albert Spahiu janë dy kosovarë të cilët sipas familjarëve të tyre, pritet që gjatë kësaj jave të ekstradohen për në Serbi, shtet ky i cili ka lëshuar flet arreste për ta.


Lidhur me këtë, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë për Indeksonline ditë më parë se çështjet e arrestimeve me flet arreste të lëshuara nga Serbia duhet të adresohen në dialogun i cili zhvillohet në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit.

E ministrja për Dialog, Edita Tahiri në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se ajo në fillim të dialogut e kishte shtruar këtë çështje, mirëpo që ishte refuzuar nga Serbia.

“Sa na takon neve dhe mundësisë që të shtrohet në dialog, unë e kam shtruar këtë çështje në fillimet e dialogut në vitin 2011, mirëpo Serbia nuk ka pranuar që të bisedohet për këtë. Ne tani po presim rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë e cila është kompetente për çështjet e tilla që t’i bëj rekomandim Qeverisë, e pastaj të merret një vendim, në bazë të së cilit kryeministri në takimin e radhës në Bruksel të mund ta shtroj në dialogun e Brukselit”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj, Zvicra e cila po arreston kosovarët duhet të ketë parasysh se Serbia është një vend i cili krijon destruksione dhe ka qëndrime anti-evropiane.

“E kemi përcjell këtë situatë të ish pjesëtarëve të UÇK-së, që u arrestuan nga ana e autoriteteve zvicerane dhe mendoj se Zvicra e para duhet të ketë parasysh që Serbia është ende një vend që krijon destruksione dhe vazhdon me qëndrime anti-evropiane, e kjo u pa edhe dje gjatë përpjekjeve për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në UEFA”, ka theksuar ministrja Tahiri.

Ajo ka vlerësuar se Serbia e ka parasysh që i është bllokuar procesi i hapjes së kapitullit për sundimin e ligjit nga Kroacia pikërisht sepse po përpiqet që të vazhdoj me këto destruksione dhe po përpiqet të merret me historinë, derisa është vet ajo që ka bërë gjenocid në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori