LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Qeveria po i cenon përditë komunat me akte arbitrare, buxheti i 2023-së është mashtrim më i ulët që po u bëhet qytetarëve

Tahiri: Qeveria po i cenon përditë komunat me akte arbitrare, buxheti i 2023-së është mashtrim më i ulët që po u bëhet qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria po i cenon përditë komunat me akte arbitrare.

Tahiri me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka theksuar se prezantimi i Projektbuxhetit nëpër komuna është mashtrimi më i ulët që po u bëhet qytetarëve.


“Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

“Kjo Qeveri edhe po cenon përditë pavarësinë e komunave me akte arbitrare, si ai për grabitjen e të hyrave vetanake”, shton ai.

Ai përmend tri problemet kryesore që i ka ky ligj.

“Në mungesë të rezultateve, Qeveria ka nisur të prezantojë buxhetet edhe të komunave, kur dihet se buxheti komunal është i rregulluar si financim i rregullt, llogaritur 10 për qind e buxhetit të shtetit në grantin e përgjithshëm, ai për arsim dhe shëndetësi”, thuhet në njërën nga pikat e prezantuara nga Tahiri.

Në fund, i pari i deputetëve të AAK-së thotë se buxheti i 2023-së është një lojë numrash dhe se është ndikuar nga inflacioni.

“Qeveri, mos bëni lojë numrash me qasjen se ky është buxheti me i madh ‘historik’ sepse është vetëm aq sa është reflektuar inflacioni, asgjë më pak e asgjë më shumë”, përfundon ai. /Telegrafi/