LAJMI I FUNDIT:

Tahiri për hapjen e ambasadës në Jeruzalem: Ndër momentet më të rëndësishme në shtet-ndërtimin e Kosovës

Tahiri për hapjen e ambasadës në Jeruzalem: Ndër momentet më të rëndësishme në shtet-ndërtimin e Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri ka mirëpritur hapjen zyrtare të ambasadës së Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem.

Tahiri ka thënë se njohja e Izraelit është ndër njohjet më të rëndësishme në vitet e fundit, dhe përgjatë gjitha njohjeve që kanë ardh.


“Njohja prej shtetit të Izraelit ka qenë një prej njohjeve më të rëndësishme, proces ky që nuk ka qenë i lehtë dhe i cili ka forcuar lidhjen tonë me shtetin e Izraelit”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se më 25 shkurt të këtij viti kemi ngarkuar diplomatë që të zhvillojmë komunikim me shtetin e Izraelit për të arrirë deri të kjo pikë ku jemi sot.

“Kjo njohje dhe ky moment është një ndër momentet më të rëndësishme në shtet-ndërtimin e Kosovës”, theksoi ai.

Kosova hap ambasadën në Izrael, me seli në Jeruzalem
Lexo po ashtu Kosova hap ambasadën në Izrael, me seli në Jeruzalem

Tahiri shoti se më 15 mars është paraparë vizita ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla për të qenë prezentë në inaugurimin solemn të ambasadës, e cila për arsye që dihet nuk ka mundur të jetë atje.

“Duke pasur parasysh marrëveshjen e nënshkruar në Uashingotn, dhe duke ditur që për shkak të pandemisë askush nga ne nuk ka mundur të jetë atje prezent, unë e kam autorizuar zonjën Ines Demiri që të vazhdojë me planin e paraparë që sot edhe zyrtarisht të hapet ambasada në Jeruzalem”, tha Tahiri.

I pyetur për mundësinë e ftesës për kryeministrin në detyrë apo edhe për te personalisht që të shkojnë në inaugurimin e kësaj ambasade, Tahiri tha që nuk janë dijeni për ndonjë ftesë të mundshme apo jo, por e rëndësishme për të është rregulli shtetëror.

“Shtetet nuk i ndryshojnë qeveritë e tyre, është marrëveshje e nënshkruar me prezencën e të gjithëve dhe nuk besoj që Kurti do ketë ndonjë diskutim këtu”, tha Tahiri i cili u pyet për mundësinë e ndonjë ndryshimi të kësaj ambasade nga qeveria në ardhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori