LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Pavarësia e gjyqësorit, shtyllë e shtetndërtimit demokratik

Tahiri: Pavarësia e gjyqësorit, shtyllë e shtetndërtimit demokratik

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri bashkë me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, kanë vizituar sot Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Tahiri ka ofruar mbështetjen e plotë të mandatit të tij si ministër i Drejtësisë, për rritjen e efikasitetit të punës së gjykatave në përgjithësi dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës në veçanti, për shkak të numrit të madh të lëndëve që trajton kjo gjykatë.


Ministri Tahiri ka deklaruar se pavarësia e plotë e gjyqësorit është një prej shtyllave themelore të shtet-ndërtimit demokratik dhe se ai është angazhuar për të përmbushur të gjitha kërkesat buxhetore të KGJK-së dhe KPK-së, në mënyrë që të njëjtat të kenë qëndrueshmëri financiare që të arrijnë të performojnë në mënyrë efikase dhe të pavarur.

Gjatë takimit, është diskutuar edhe për hapat që janë duke u ndërmarrë për rritjen e efikasitetit, menaxhimit adekuat të lëndëve përmes inkorporimit të sistemeve elektronike dhe rritjen e transparencës së gjyqësorit.

Ministri Tahiri ka deklaruar se bashkë me KGJK-në dhe KPK-në janë duke harmonizuar përpjekjet për të luftuar të gjitha shkeljet e ligjit, ndërsa me fokus të veçantë, ato që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Për këtë, Ministri Tahiri njoftoi të pranishmit për ndryshimet legjislative që janë duke zënë vend, përfshirë ato në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe pakon e ligjeve për gjyqësorin dhe prokurorinë.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori