LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Pa njohje reciproke s’ka paqe të qëndrueshme – do të ketë luftë

Tahiri: Pa njohje reciproke s’ka paqe të qëndrueshme – do të ketë luftë

Stopimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk është bllokuar nga taksa, por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve. Derisa pa njohjen reciproke mes dy shteteve në kufijtë aktual nuk mund të ketë paqe në rajon, por luftë.

Kështu u tha sot në konferencën e Institutit Demokratik të Kosovës që ka organizuar mbi rrugën finale të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast u kërkua rinisja e dialogut mes dy shteteve dhe zbatimi në praktikë i rreth 33 marrëveshjeve të arritura më herët mes Kosovës dhe Serbisë para marrëveshjes finale.

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri duke kritikuar pretendimet për ndryshime të territoreve, tha se nëse nuk ka njohje të qëndrueshme me Serbinë me kufijtë aktualë, do të ketë luftë.

Tahiri bëri thirrje gjithë skenës politike në Kosovë që të mendojnë në mënyrë gjeopolitike, pasi opsionet që janë vënë në tavolinë për ndryshime të kufijve janë të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Dialogu nuk është ndalë për taksën, është ndalë për çështjen që ke tu u rrezikuar Kosova. Një Kosovë që vështirësi e ka fituar të drejtën për pavarësi. Pa njohje reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktualë, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme. Do të ketë luftë”, tha Tahiri.

Ndërsa ish-deputeti nga komuniteti serb në Kosovë, Nenad Rashiq kërkoi largimin e taksës në mënyrë që të rinisë dialogu me Serbinë.

Ai theksoi nevojën që serbët e Kosovës të inkuadrohen në procesin e këtij dialogu, teksa shtoi se idetë për ndryshimin e kufijve janë të dëmshme për gjithë rajonin.

“Jam absolutisht i bindur se po të kishte çfarëdo ndryshimi kufijsh do të krijonte një efekt zinxhiror në të gjithë rajonin, madje dhe më gjerë. Mënyra e vetme pra është dialogu. Por një dialog që do të sillte tek pajtimi. Në këtë dialog duhet të jenë të aktiv edhe serbët e Kosovës, jo kështu siç është situata tani”, tha ai.

Ndërsa profesori universitar që kishte bërë raportin në kuadër të KDI-së, Barthok Bashota e konsideroi të nevojshëm rikthim në dialog, derisa vuri në pah nevojën që të zbatohen gjitha marrëveshjet e deri më tanishme mes Kosovës dhe Serbisë.

Qysh prej nëntorit të vitit 2018 kur Qeveria Haradinaj i ka vënë taksën 100 për qind mallrave serbe si pasojë e lobimit të tyre për çnjohje të Kosovës, dialogu me Serbinë është stopuar.

Pala serbe po kërkon fillimisht largim të saj pastaj rifillim të dialogut, derisa Haradinaj ka theksuar se heqja e taksës mund të ndodhë vetëm pas njohjes së Kosovës si shtet nga Beogradi zyrtar. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori