LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ndërgjegjësimi për dhunën në familje solli dënimin e parë kapital për këtë krim

Tahiri: Ndërgjegjësimi për dhunën në familje solli dënimin e parë kapital për këtë krim

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit me Zyrën e Un Women në Kosovë, për Sistemin e Integruar për Evidentimin e Rasteve të Dhunës në Familje.

Në ceremoninë e nënshkrimit, ministri Tahiri ka përmendur se pikërisht për dhunën në familje, për herë të parë gjykatat në Kosovë kanë shqiptuar dënimin kapital të burgimit të përjetshëm.


Sipas Tahirit, ky fenomen duhet të trajtohet në tri fusha, atë të drejtësisë penale, të pozitës juridike të gruas si dhe në rrafshin e mbështetjes sociale.

“Në fushën e drejtësisë penale, ndër kapitujt e veçantë të punës sime si Ministër i Drejtësisë ka qenë hartimi i Kodit të ri Penal i cili do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm dhe i cili për herë të parë ka sanksionuar si vepër penale dhunën në familje. Janë paraparë vepra penale që lidhen me cenimin e integritetit në marrëdhëniet familjare dhe është siguruar mbrojtje juridike për çdo viktimë të kësaj dhune. Pra me Kodin e ri Penal, kemi dhënë mesazh të prerë se abuzimi në familje, i çfarëdo forme, nuk do të tolerohet dhe do të ndëshkohet pa asnjë amnisti, siç e ka paraparë ligji” ka theksuar Tahiri.

Por që dhuna në familje të parandalohet, ministri Tahiri ka përmendur rëndësinë e përmirësimit të rolit të gruas në shoqëri. Sipas tij, pikërisht për këtë arsye ligjet e sponsoruara në Kuvend që tashmë janë në fuqi, siç është ai për Noterinë, Trashëgiminë, Procedurën jo Kontestimore, i japin një shtyrje të fuqishme pozicionimit të gruas në kuptim të trashëgimisë duke e bërë atë subjekt të patjetërsueshëm të trashëgimisë.

Tahiri ka shprehur konsideratë të lartë për Zëvendës Ministrin e Drejtësisë, Naim Qelaj i cili është edhe Koordinator Kundër Dhunës në Familje, dhe po ashtu për UN Women, për punën e bërë në ngritjen e vetëdijesimit kundër dhunës në familje.

“Databaza e dhunës në familje, nuk ka qëllim klasik grumbullimin e të dhënave sa për t’i evidentuar ato, por edhe analizën shkak-pasojë në mes tyre, analizën e rasteve të dhunës ne familje, rrjedhimisht, ndërtimin e një perspektive më efektive që i përgjigjet problemeve reale” ka thënë ministri Tahiri.

Nënshkrues të këtij Memorandumi janë edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori