LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dhe Soltes diskutojnë për reformat në Prokurimin Publik

Tahiri dhe Soltes diskutojnë për reformat në Prokurimin Publik

Besnik Tahiri, koordinator nacional për Reforma Shtetërore ka pritur në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë këtij takimi ka njoftuar Soltes për hartimin e tri ligjeve për rregullimin e administratës shtetërore të Kosovës dhe fillimin e punës së Komisionit për Hartimin e Ligjit të Qeverisë.


Postimi i plotë:

Sot, prita Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, z. Igor Šoltes, me të cilin biseduam për procesin e reformave në administratën e shtetit. Në veçanti e njoftova për progresin që kemi bërë në hartimin e pakos së tri ligjeve që rregullojnë administratën shtetërore në Republikën e Kosovës, si dhe për fillimin e punës së Komisionit për Hartimin e Ligjit të Qeverisë, ligj ky që ndër të tjera do të rregullojë numrin e ministrive dhe atë të zëvendësministrave.

Poashtu, u pajtuam për domosdoshmërinë e fillimit të reformave të thella në Prokurimin Publik, me ç’rast e njoftova edhe për vullnetin politik të Kryeministrit që sa më parë të fillojë zbatimi i udhërrëfyesit të Qeverisë për këtë fushë. Eurodeputeti Šoltes më inkurajoj që këto reforma të shtyhen përpara si çështje shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si dhe për vet rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori