LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Deputetet me veprimet e dhunshme dëmtuan imazhin e gruas politikane

Tahiri: Deputetet me veprimet e dhunshme dëmtuan imazhin e gruas politikane

Kryetarja e Lobit rajonal të grave, Edita Tahiri ka vlerësuar se në shtetin e Kosovës, përkundur rritjes së rolit të grave nuk ka një nivel të duhur të fuqizimit të tyre në vendimmarrje.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Tahiri ka kërkuar që të ketë më shumë gra në qeverisje si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.


Ajo ka thënë se në vend që gratë t’i udhëheqin proceset për tejkalimin e krizës politike, disa deputetë pranuan të përdorin mjete të dhunë për ta shprehur protestën.

Tahiri ka thënë me veprimet e dhunshme ato deputete e kanë dëmtuar imazhin e gruas politikane. /Telegrafi/