LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Çmimi i bukës pritet të rritet për 70 për qind

Tahiri: Çmimi i bukës pritet të rritet për 70 për qind

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka thënë se për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i bukës në vendin tonë pritet të rritet deri në 70 për qind.

Tahiri, e ka arsyetuar parashikimin e tij me faktin se Republika e Kosovës furnizohet nga Serbia me grurë e kjo nga Ukraina, dhe kështu do të ndikojë që të shtrenjtohet mielli e më pas produktet tjera.


“Prodhimet e grurit në vend nuk i plotësojnë kërkesat më shumë se 30 për qind, andaj pjesa tjetër importohet”, ka thënë Tahiri, për Klan Kosova.

Ai vlerëson se kjo do të ndikojë të ketë ngritje të çmimit të bukës për 70 për qind.