LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Amerikanët s’do ta lejojnë Kurtin që ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë siç bëri deri më tash

Tahiri: Amerikanët s’do ta lejojnë Kurtin që ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë siç bëri deri më tash

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar të martën se temë qendrore në takimin e radhës me palës kosovare dhe asaj serbe do të jetë zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se amerikanët nuk do ta lejojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve “siç ka bërë deri më tani”.


Borrell: Kurti dhe Vuçiq takohen më 14 shtator
Lexo po ashtu Borrell: Kurti dhe Vuçiq takohen më 14 shtator

“Prej diskursit të luftës te marrëveshja pa njohje, pranimi i Asociacionit, autonomi për pakicën serbe, tensionet në veri, ndërsa tash te zbatimi i Asociacionit që do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës – Amerikanët do të na tregojnë se çfarë u bisedua; nuk do ta lejojnë Kurtin ta fsheh përmbajtjen e bisedimeve siç beri deri më tash”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, takimi i radhës mes kryeministrit Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillohet me 14 shtator.

Lajmin e ka konfirmuar ditë më parë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Spanjë.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori