LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ahmeti e Molliqaj kanë kryer së bashku krimet në Komunën e Prishtinës

Tahiri: Ahmeti e Molliqaj kanë kryer së bashku krimet në Komunën e Prishtinës

Anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Abelard Tahiri ka sulmuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke e quajtur LVV-në parti të krimit dhe të mollotovit.

Në një status në Facebook, Tahiri e quan kriminel, Dardan Molliqajn, i cili sipas tij, është de fakto kryetar i kryeqytetit i cili është kthyer “në vendin e krimit”.


Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

“E kam dëgjuar një thënie prej një eksperti të së Drejtës Penale, që thotë: Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit. A e keni vërejtur që sa herë ia nxjerrim aferat korruptive Shpend Ahmetit, pas pak i del në mbrojtje vetëm krimineli Dardan Molliqaj. Kjo nuk do koment të dashur qytetarë, krimineli Molliqaj defakto ka qenë Kryetar i Prishtinës dhe krimet i kanë bërë bashkë dhe pa dyshim që bashkë do të dalin para drejtësisë.

Në vitin 2013 edhe ne menduam se është mirë ta largojmë Isa Mustafën prej kryetarit të Prishtinës dhe në balotazh e votuam Shpend Ahmetin. Por, çka ndodhi për 4 vjet në Prishtinë?! Modeli i qeverisjes së Vetëvendosjes doli të jetë model i krimit dhe korrupsionit.

Me taksat e qytetarëve paguan mercenarë për të shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë. I punësuan mbi 500 militantë të tyre në administratën e Prishtinës, që buxhetit të Komunës së Prishtinës i kushtuan rreth 3 milionë euro.

Qindra militantë të tjerë i rehatuan edhe në Ndërmarrjet Publike. Paranë publike e shpërndan përmes tenderëve dhjetëra milionësh të kompanitë e tyre dhe të miqve të tyre. Me taksat e qytetarëve blen edhe molotov dhe raketahedhës, me të cilat i sulmuan institucionet dhe Kuvendin e Kosovës. I mbushën shkollat e Prishtinës me qindra militantë nga komunat e tjera të Kosovës.

Bën dallavere me leje ndërtimi dhe, paturpësisht, aferat korruptive edhe i festuan bashkë. Me taksat e qytetarëve blen edhe banesa luksoze në bregdete e bënë edhe pushime nëpër jahte! Më 22 tetor, bashkë me qytetarët e Prishtinës do t’i çrrënjosim mbetjet e bandave të Vetëvendosjes prej Komunës së Prishtinës.

Më 22 tetor, vetë qytetarët e Prishtinës do ua japin shqelmin e fundit. Turpin e qeverisjes së Vetëvendosjes, më as asamblistët e tyre nuk po mund ta gëlltisin dhe po i braktisin!”