LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Administrata Publike, të mbetet pjesë e kontrollit parlamentar

Tahiri: Administrata Publike, të mbetet pjesë e kontrollit parlamentar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është shprehur i shqetësuar pasi sipas tij në legjislaturën aktuale Administrata Publike nuk do të mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës.

“Administrata publike punëson dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës dhe si e tillë është nga shtyllat kryesore të institucioneve të vendit.


Në të gjitha legjislaturat e deritanishme, funksionimi i Administratës Publike është mbikëqyrur nga Komisioni Parlamentar përkatës. Por, kjo nuk ka ndodh në Legjislaturën aktuale”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri thotë se Administrata Publike duhet të mbesë nën kontroll parlamentar pavarësisht riorganizimit të ministrive.

“Riorganizimi i ministrive nuk duhet të riorganizojë edhe komisionet parlamentare. Administrata Publike, modemos duhet të jetë pjesë e kontrollit parlamentar. Këtu përfshihet edhe përcjellja e procedurave rreth Ligjit të Pagave, miratimi dhe zbatimi i tij në të ardhmen, si një nga ligjet kruciale në vendin tonë”.

I pari i deputetëve të AAK-së këtë shqetësim thotë se ja ka shprehur me shkrim edhe kryetarit të Kuvendit.

“Për këtë arsye, sot i kam nisur një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, që Komisioni Parlamentar për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, të emërtohet Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media. Me këtë do të bëhej trajtimi i duhur i këtij sektori me rëndësi të Republikës së Kosovës”, ka shkruar më tej Besnik Tahiri ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori