LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i AAK-së: Forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për Kryeqytet

Tahiri i AAK-së: Forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për Kryeqytet

Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Besnik Tahiri, në kuadër të fushatës parazgjedhore sot ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të hotelierisë dhe tregtisë dhe banorë në lagje të ndryshme të kryeqytetit.

“E nisa ditën me takim në Odën e Hotelerisë̈ dhe Turizmit të Kosovës, ku së bashku me Dautin biseduam për sfidat e gastronomëve gjatë periudhës me pandeminë. U zotuam se gjithmonë do të jemi pranë këtij sektori me rëndësi për ekonominë e vendit”k ka shkruar Tahiri në Facebook.


“Në Qendrën Tregtare ‘Albi Mall’ e ndava me shumë biznese programin tonë ekonomik, program ky që me fondin një miliardësh e ngjallë ekonominë e vendit”.

Më tej ai ka thënë se ka vazhduar takimet me të rinjtë entuziast nga lagjet e ndryshme të Prishtinës, Dardani, Pejton dhe lagjen Kolovicë.

“Në të gjitha takimet mbështetja për Aleancën dhe Presidentin Haradinaj është tani më masovike.

Në fund u ndala tek salloni i Blerinës për pak kohë për të ndarë programin tonë për bizneset e vogla dhe për t’i prerë pak flokët “, Ka shkruar Tahiri.