LAJMI I FUNDIT:

Tadiq: Ajo që tha Vuçiq tregon se Serbia është një vend plotësisht i poshtëruar

Tadiq: Ajo që tha Vuçiq tregon se Serbia është një vend plotësisht i poshtëruar

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se ajo që ka thënë Aleksandar Vuçiq për shantazhet e dërguara ndaj Serbisë për të pranuar planin evropian për Kosovën, flet për faktin se në këtë qeverisje Serbia ishte një vend krejtësisht i poshtëruar.

“Vuçiq ka një dekadë që mburret se Serbia ishte një vend i respektuar gjatë mandatit të tij, të cilin askush nuk mund ta poshtërojë dhe shantazhojë më. Ajo që ai ka thënë tani për shantazhet e dërguara në Serbi, tregon qartë se në këtë qeverisje Serbia është një vend plotësisht i poshtëruar”, ka shkruar Tadiq në Twitter, transmeton Telegrafi.


Gjatë fjalimit të Vuçiqit, Partia për Liri dhe Drejtësi ka postuar në Twitter deklaratën e kryetarit të saj Dragan Gjillas, i cili thotë se “për mua do të ishte krim që dikush ta njohë Kosovën, por gjithashtu do të ishte krim që dikush të mohonte të ardhmen evropiane, brezave që do të vijnë”.

Vuçiq në fjalimin e tij para opinionit publik tha atë që i thanë pesëshja perëndimore, pra cilat janë pasojat për Serbinë nëse nuk e pranon propozimin franko-gjerman, pra planin evropian për Kosovën.

“Do të përballeni, nën një, ndërprerjen e procesit të integrimit evropian, nën dy, do të përballeni me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, nën tre – masat gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik që do ta dëmtojnë Serbinë. Kjo më është përsëritur edhe tri herë gjatë bisedës dhe çdo herë kam reaguar ashpër ndaj kësaj”, ka theksuar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Evropa
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Kalo në kategori