Hoxha, i cili lindi më 16 tetor të vitit 1908, prej vitit 1944 e deri në vdekjen e tij më 1985 ka qenë udhëheqësi absolut i Shqipërisë.

Për dikë sot është ai person i urryer, e për dikë person i dashur. Asnjëra palë nuk e dinë saktë pse e duan apo pse e urrejnë. Thjesht, mendimet janë të ndryshme për udhëheqjen e tij, ndërsa asnjëri studiues nuk ka marrë guximin që jetën e tij ta trajtojë në mënyrë të pavarur.


Ajo që dihet saktë është se pjesa dërrmuese e lëvizjes “ilegale” në Kosovë, në vitet ’70 dhe ’80 të shekullit të kaluar, tek ai e shihnin një idhull. Shumë nga këta veprimtarë sot udhëheqin me Kosovën, ndërsa deklarohen si demokratë, si njerëz që luftuan kundër komunizmit, e në fakt ishin pro stalinizmit. 

Se, a do të ishte më mirë për Kosovën që secili veprimtar shqiptar të bazohej në ideologji demokratike perëndimore e jo marksist-leniniste, as kjo nuk dihet saktë, sepse gjërat duhet parë në kontekstin kohor. Shqipëria për Kosovën - nën Jugosllavi - ishte shteti amë, ndërsa Enveri rastisi të jetë lider. Pra, shteti dhe shpresa identifikohej me emrin e tij, e shqiptari i shkret i Kosovës mendonte me zemër e jo me logjikë, siç vazhdon të shumtën e herëve të mendojë edhe sot kur fjala është për politikë!

Sidoqoftë, derisa vlerësim 100 për qind të saktë për Xhaxhin ende nuk ka (nejse, dihet që më 1947 serbet në Beograd të mahnitura nga bukuria e tij e quanin Enver Sheqer), askush nuk mund ta mohojë se kënga e postuar më poshtë nuk shquhet për vokal. /Telegrafi/