LAJMI I FUNDIT:

A do ta bëjë befasinë Drenasi në balotazh, si Prishtina dhe Mitrovica në zgjedhjet e vitit 2013?

A do ta bëjë befasinë Drenasi në balotazh, si Prishtina dhe Mitrovica në zgjedhjet e vitit 2013?

Shkuarja në balotazh e kandidatëve për kryetar të Drenasit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale, sipas analistëve kosovarë ka qenë një ndryshim i cili nuk është pritur në këtë komunë.

Sipas tyre, balotazhi në Drenas, përveç se do të jetë një garë e fortë në mes kandidatëve Ramiz Lladrovci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Isa Xhemajlaj nga “Nisma për Kosovën”, mund ta përmbysë rezultatin.

Analisti Imer Mushkolaj, mendon se mund të ndodhë përmbysja e rezultatit nëse të gjitha partitë “kundër PDK” bëhen bashkë në balotazh.

Ai ka theksuar për Telegrafin se PDK do të bëjë çmos ta mbajë Drenasin, ngase humbja e kësaj komunE, sipas tij, do te ishte debakël i plotë.

“Për PDK-në edhe balotazhi është humbje”, ka shtuar Mushkolaj.

Ndërsa, analisti Adrian Çollaku, ka thënë për Telegrafin se duke marrë parasysh praktikat e deritanishme, se si është përmbysur rezultati në balotazh në Prishtinë dhe Mitrovicë – në zgjedhjet e vitit 2013 – e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Drenas.

Sipas tij, përmbysja e rezultatit në garën e balotazhit, varet shumë edhe nga mënyra se si do të zhvillohet fushata paraelektorale dhe nga koalicionet e mundshme.

“Nëse kandidati i ‘Nisma për Kosovën’ arrin që të bëjë koalicione me Aleancën për Kosovë të Re (AKR), kandidatin e pavarur Xhavit Drenorin dhe eventualisht me LDK-në, ka gjasat të mira që t’i fitoj zgjedhjet”, ka shtuar ai.

Por, në të kundërtën sipas Çollakut, pa koalicione, kandidati i “Nisma-s” do ta ketë shumë të vështirë ta përmbys rezultatin, duke shtuar se “e pret një rezultat tepër të ngushtë në balotazh”.

Ndryshe, të dielën në Drenas janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës, rezultati i të cilave e ka dërguar këtë komunë në garën e balotazhit.

PDK-ja për herë të parë pas 17 viteve të periudhës së pasluftës, ka marrë më pak se 50 për qind të votave, duke e dërguar këtë komunë në garën e balotazhit, në të cilën do të ballafaqohen Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajlal nga “Nisma për Kosovën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe

Siguri
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Siguri
Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Lajme
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta

Lajme
Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin 'AlbKings' në rrjetin social "Telegram"?

Sociale
Kalo në kategori