Organizata ndërkombëtare e policisë INTERPOL ka lëshuar fletarrestim ndërkombëtar për Milan Radoiçiqin dhe 18 persona të tjerë me kërkesë të policisë së Kosovës për shkak të sulmit terrorist në Banjskë ku humbën jetën katër persona, një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre anëtarë të grupit terrorist.
Fletarrestimi për Radoiçiqin dhe të dyshuarit e tjerë është lëshuar me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, përmes UNMIK-ut. Kosova nuk mund të kërkojë drejtpërdrejt lëshimin e urdhër-arrestit, sepse nuk është anëtare e INTERPOL-it.
Sa do ta vështirësojë ky urdhër qëndrimin e Radoiçiqit dhe cilat janë detyrimet e autoriteteve serbe për të vepruar?
Siç shkruan portali serb “Nova.rs”, çështja është se deri ku dëshiron të shkojë Serbia për të mbrojtur ish-nënkryetarin e Listës Serbe, një biznesmen kontrovers dhe i preferuar i autoriteteve serbe, të cilët e quajtën atë mbrojtës të interesave serbe, por më e rëndësishmja, mbrojtës të interesave progresive në Kosovë.
“Kemi qenë dëshmitarë se shumë vende nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për çdo urdhër-arrest të lëshuar nga INTERPOL-i dhe as Serbia nuk bën përjashtim. Vështirë që Milan Radoiçiq të arrestohet me fletarrestim të INTERPOL-it, aq më tepër që ai është lëshuar me kërkesë të autoriteteve të Prishtinës. Ajo që ndoshta është më pa dhimbje për autoritetet serbe është se MPB-ja e Serbisë herë pas here dërgon një raport në Lion (selinë e INTERPOL-it) se po e kërkojnë Milan Radoiçiqin, por se nuk mund ta gjejnë atë”, thotë avokati Denis Beqiriq për portalin Nova.rs.
Edhe nëse Radoiçiq do të arrestohej, mund të pasonte një proces i gjatë gjyqësor dhe një betejë ligjore për ekstradimin e tij, gjë që nuk është automatike.
“Nëse ai do të arrestohej do të ishte në paraburgim ekstradimi dhe avokatët e tij do të kishin të drejtën e ankimimit të kërkesës për ekstradim dhe më pas gjykata jonë të shqyrtonte të gjitha provat dhe të merrte një vendim nëse ka baza ligjore për ekstradim apo jo. Ajo procedurë mund të jetë shumë e gjatë dhe Radoiçiq nuk do të jetë personi i parë që banon në Serbi dhe nuk është arrestuar dhe ekstraduar sipas një fletarrestimi ndërkombëtar të INTERPOL-it”, shpjegon Beqiriq, transmeton Telegrafi.
Për ish-funksionarin malazez Svetozar Maroviq, i cili prej vitesh jeton në Serbi, Mali i Zi ka lëshuar disa urdhër-arreste ndërkombëtare, sipas të cilave autoritetet serbe nuk veprojnë dhe kjo është një pengesë në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.
Në Serbi është edhe një tjetër i arratisur, ish-gjenerali dhe dezertori ukrainas Andrij Naumçov u arrestua në kufirin e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, teksa tentonte të largohej nga territori i Serbisë.
Gjatë kontrollimit iu gjetën para dhe gurë të çmuar, të cilat nuk i kishte deklaruar. Mirëpo, në vend që të trajtohet si shkelje doganore, ku procedura është e shkurtër dhe e thjeshtë – sendet me vlerë konfiskohen dhe dhunuesi përfundimisht dënohet me një dënim të lehtë, Naumov u dënua për pastrim parash në Serbi. Ukraina kërkoi ekstradimin e tij, por kjo megjithatë nuk ka ndodhur, transmeton Telegrafi.
Një nga rastet më të famshme të një urdhër-arresti ndërkombëtar joefektiv në lidhje me Serbinë është kërkimi që autoritetet serbe dikur shpallën për Mirjana Markoviqin [gruan e Slobodan Millosheviqit] dhe Marko Millosheviqin [djalin e Slobodan Millosheviqit]. Gruaja e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq, vdiq në Moskë në vitin 2019, kurse Marko Millosheviq ende jeton i qetë në kryeqytetin rus, për të cilin është lëshuar një urdhër- arrest ndërkombëtar për të cilin policia ruse nuk ka vepruar kurrë.
Fakti që policët përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar janë “degraduar” tregon se për autoritetet serbe dhe MPB-në e Serbisë bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare është çështje e rëndësisë dytësore.
Përndryshe, bashkëpunimi me INTERPOL-in ka qenë përgjegjësi e Drejtoria në kuadër të Policisë së Serbisë, por ndërkohë ajo është ulur në nivelin e Departamentit, që është një shkallë më poshtë në hierarkinë policore.
Urdhër-arresti ndërkombëtar për Milana Radoiçiqin dhe 18 persona të tjerë është shpallur për shkak të sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar, kur grupi i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës. Në këtë sulm të armatosur u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues serbë, disa persona u arrestuan, kurse Radoiçiq dhe shumica e njerëzve të armatosur që ai udhëhiqte arritën të arratiseshin dhe të transferoheshin në Serbi.
Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe armësh, municioni dhe pajisje të ndryshme dhe autoritetet kosovare e akuzuan Radoiçiqin se ka udhëhequr një grup që ka kryer një “sulm terrorist”.
Në Serbi, Radoiçiq akuzohej për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, ai u arrestua në Beograd, por pas një seance në Gjykatën e Lartë në Beograd, u lirua për t’u mbrojtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit në Bruksel

Nga Anglia në Tropojë me vrap për 40 ditë, shqiptari: Kam shpenzuar 130 mijë funte

Emigrantët që do të sillen në Kosovë, planifikohet të paguhen 120 euro në muaj

Shala: Rugova nuk ishte frikacak, rezistenca paqësore e tij delegjitimoi narracionin e Serbisë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Izraeli po përgatitet ta godasë Iranin - manovër politike apo luftë e gjithanshme?

Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Bedri Hamzës

Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?

Tragjedi në Montreal: Nëna 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar humbin jetën në pishinë

Klubi i njohur italian vihet pas Edon Zhegrovës – sulmuesi anësor mbetet në radarin e Serie A

I mbijetuar i vetëm i tragjedisë ajrore në Indi - shihet me dëmtime të lehta në fytyrë dhe duke çaluar