LAJMI I FUNDIT:

Szoboszlai objektivi kryesor i Milanit, Rossonerët bëjnë gati ofertën për yllin hungarez

Szoboszlai objektivi kryesor i Milanit, Rossonerët bëjnë gati ofertën për yllin hungarez
Dominik Szoboszlai. (Photo by Andreas Schaad/Bongarts/Getty Images)

Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë dhe njëkohësisht më të kërkuar.

Mesfushori hungarez prej tri vitesh është pjesë e futbollit në Austri, ku ka shkëlqyer me gjiganti RB Salzburg.

19-vjeçari në 40 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 18 asistime, shifra që janë vërtetë të larta për një mesfushor.


E falë formës së jashtëzakonshme, skuadra të mëdha si Chelsea, Arsenal, Milan, PSG, Napoli, Lazio e RB Leipzig janë vënë pas tij.

Dominik Szoboszlai. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Por duket se më afër lojtarin janë Rossonerët, pasi trajneri i ri që do ta drejtoj skuadrën nga edicioni i ardhshëm Ralf Ragnick e dëshiron me çdo kusht atë.

Vet lojtari kishte deklaruar më parë se është një tifoz i Milanit dhe se është nder për të ta veshte fanellën kuqezi.

Mediat italiane kanë raportuar se Milan tani është duke bërë gati një ofertë prej 20 milionë euro për transferimin e tij.

Szoboszlai preferon më shumë kalimin në Serie A para kampionatit anglez, francez e atij gjerman.

Kjo ka bërë që Milani të bëhet skuadra favorite për të nënshkruar me të dhe tani i mbetet dy klubeve për të gjetur një gjuhë të përbashkët për transferimin e talentit hungarez në San Siro. /Telegrafi/