Trupi i një gruaje gjysmë të zhveshur u gjet i futur në një valixhe dhe u hodh në kazan plehrash ndërsa policia në Ukrainë nisi një hetim për një vrasje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Daria Bilous ishte vetëm 19 vjeçe dhe u gjet e futur në valixhe, e veshur vetëm sytjena dhe xhinse.


s1

Siç bëhet e ditur, dëshmitarët panë pesë burra të panjohur që po bartnin një valixhe, në të cilën gjendej trupi i studentes, përpara se ajo të shpallej e zhdukur.

Testet mjeko-ligjore tregojnë se studentja, e cila ishte duke ndjekur një kolegj profesional në qytetin Dnipro, vdiq nga mbytja.

s2

Ajo gjithashtu pësoi një goditje të fortë me një mjet të mprehtë në qafën e saj, thonë burimet e zbatimit të ligjit.

s3

Një banore tha: "Një fqinj nga banesa jonë e apartamenteve tha se në orën 10 të mëngjesit ai pa pesë burra që po ecnin dhe hodhën valixhen në një kazan plehrash".

Ajo shtoi se një "i pastrehë" e hapi valixhen në kosh dhe pa se përmbante një trup. Banorët pastaj thirrën policinë. /Telegrafi/